Dita e parë e pranverës plot ‘surpriza’/ NASA: Asteroidi i rrezikshëm do të kalojë afër Tokës!

Dita e parë e pranverës plot ‘surpriza’/…

Një asteroid me përmasa të mëdha, pritet t’i afrohet Tokës në muajin mars konkretisht në datën 21 të muajit dhe sipas NASA është potencialisht i rrezikshëm për planetin tonë.

Asteroidi i quajtur 231937 (2001 FO32) do të jetë 1.2 milion milje larg planetit, por sërish shihet si një kërcënim.

Sipas burimeve nga NASA asteroidi pritet të kalojë pranë tokës rreth orës 16:03 GMT në 21 Mars. Asteroidi mund të shihet përmes një teleskopi me hapje tetë inç dhe kjo pas perëndimit të diellit më 21 mars.

Asteroidi 231937 u zbulua për herë të parë në 23 Mars 2001 nga disa studiues hapësinor në New Mexico që janë pjesë e projektit Lincoln Near-Earth Asteroid Research (LINEAR) dhe financohet nga Forcat Ajrore të Sh.B.A dhe NASA.

Bazuar në shkëlqimin e tij dhe mënyrën sesi reflekton dritën, 2001 FO32 ka diametër mes 0,767 dhe 1,714 kilometra, duke e bërë atë asteroidin më të madh.

Asteroidi mund të shikohet nëse dispononi një teleskop me përmasa tetë inç dhe do të kalojë në hemisferën jugore të hapësirës qiellore. Asteroidi do të rrëshqasë nëpër yjësitë jugore të Akrepit dhe Shigjetarit. Studiuesit kanë zbuluar se rreziku që i kanoset tokës nga ky asteroid ka një përqindje potencialisht të lartë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit