Një grup protestuesish janë mbledhur për të protestuar ditën e sotme në zonën e Zogut të Zi në Tiranë.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur shoqërimin e disa prej protestuesve. Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, disa prej tyre janë shoqëruar me forcë nga efektivët e policisë.
Ende nuk dihet zyrtarisht motivi i protestës. Dyshohet se tubimi mund të ketë lidhje me kamerat inteligjente të vendosura në shkolla, pasi një grup qytetarësh është parë duke protestuar edhe pranë gjimnazit “Qemal Stafa”.
Megjithatë, kjo mbetet ende e pakonfirmuar.
Ndërkohë, disa protestues janë shoqëruar nga policia, ndërsa të tjerë vijojnë të qëndrojnë në rrugë.