Dita e sulmuesve shqiptarë, shënojnë Broja dhe Cikalleshi

Dita e sulmuesve shqiptarë, shënojnë Broja dhe…

E shtuna ishte dita e sulmuesve shqiptarë me Armando Brojën dhe Sokol Cikalleshin që gjetën golat me skuadrat e tyre pas një mungese të gjatë. Titullar në fitoren 1-4 që arriti Vittesse në transfertën ndaj Emmen, Broja shkëlqeu me një gol dhe një asist.

Sulmuesi i kombëtares kuqezi ishte protagonist në minutën e 9-të kur asistoi Tannanen për golin e dytë ndërkohë që në minutën e 49-të Tannane i ktheu reston me Brojën që realizoi golin e tij të 6-të sezonal në Eredivisie me një goditje të bukur nga brenda zonës duke i çuar shifrat në 0-3 dhe duke vulosur suksesin e Vitessen në këtë transfertë të cilën skuadra nga Arnhemi e fitoi me shifrat përfundimtare 1-4. Me këtë sukses Vitesse barazoi përkohësisht Ajaxin në krye të renditjes në kuotën e 38 pikëve.

Shënoi golin e parë në këtë sezon të Superligës turke me fanellën e Konyaspor, Sokol Cikalleshi, gol që gjithsesi nuk i mjaftoi ekipit nga Konya për të evituar humbjen 2-3 ndaj Goztepe.

Në minutën e 54-t, Cikalleshi i asistuar nga futbollisti tjetër me origjinë shqiptare Zymer Bytyqi rihapi sfidën duke realizuar golin e 1-2 dhe duke i shënuar ish skuadrës së tij Goztepe, por finalizimi i kuqeziut nuk mjaftoi me Konyaspor që në fund doli pa pikë pasi u mposht 2-3.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit