Dita e ujit të bekuar/ Pandemia ndalon ritualin e hedhjes së kryqit

Dita e ujit të bekuar/ Pandemia ndalon…

Data 6 janar, simbolizon ditën kur Jezusi u pagëzua, në ujërat e lumit “Jordan” nga Gjon Pagëzori. E kthyer në traditë nga besimtarët ortodoksë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, shumë të rinj sfidojnë të ftohtin dhe temperaturat e larta duke u hedhur në liqen apo lumenj, për të kapur kryqin.

Por ndryshe nga vitet e tjera mesa duket kjo traditë do të zhvillohet ndryshe për shkak të pandemisë.

Gazetarja e Ora News Iris Rezhda informon se në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë u krye vetëm rituali i bekimit të ujit, një simbolikë e pastërtisë, jetës dhe shpëtimit për besimtarët e krishterë ortodoksë. Këta të fundit marrin në bidonë ujin e bekuar dhe e çojnë në shtëpitë e tyre pasi besojnë se ka veti shëruese dhe duhet konsumuar kur këta të fundit kanë probleme shëndetësore

Ndërkaq gazetari i Ora News Mark Brunga informon se dhe në qytetin e Durrësit, Kisha Ortodokse, ka anulluar organizimin e ceremonisë të hedhjes së kryqit në ujë e cila zakonisht zhvillohej në ambjentet e portit.

Drejtuesit e Kishës Ortodokse, kanë njoftuar vetëm për një ceremoni meshe që do të mbahet në Kishen e Shën Astit, dhe Shën Pavlit.

Ka munguar rituali i Epifanisë (hedhjes së kryqit në ujë), ku vitet e kaluara me dhjetëra të rinj sfidonin temperaturat e ulëta për të kapur kryqin e bekuar, ndërkohë këtë vit nuk është zhvilluar për shkak të masave parandaluese anticovid në vendin tonë./oranews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit