Dita Globale e Zgjedhjeve/ Presidenti Meta: Vota është fuqia e vërtetë e të rinjve!

Dita Globale e Zgjedhjeve/ Presidenti Meta: Vota…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar këtë të enjte në kuadër të Ditës Globale të Zgjedhjeve, duke theksuar se vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.

Presidenti e vazhdon mesazhin e tij duke u shprehur se pjesëmarrja në zgjedhje është një mision patriotik dhe se askush nuk duhet të mungojë.

Ai gjithashtu deklaroi se është i vendosur dhe i angazhuar të mos lejojë askënd të prekë votën e qytetarëve.

“Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.

Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.

Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik.

Askush nuk duhet të mungojë!

I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!” tha Meta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit