Dita kundër homofobisë! Komuniteti LGBTI shpalos flamurin shumëngjyrësh në sheshin ‘Skëndërbej’

Dita kundër homofobisë! Komuniteti LGBTI shpalos flamurin…

17 maji është Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë.

E caktuar në vitin 2004, ajo ka në fokus vëmendjen ndaj dhunës dhe diskriminimit që përjetojnë njerëzit me prirje seksuale të ndryshme dhe probleme gjinore.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres shpërndau një deklaratë në mbështetje të kësaj dite, duke nënvizuar se këtë vit 17 maji i gjen njerëzit në kohë sfidash të mëdha.

“Mes shumë impakteve të rënda, ku spikat ai i pandemisë së COVID-19, është rritur edhe cënueshmëria e anëtarëve të kategorisë së LGBTI-së, që përballen me paragjykime, sulme dhe vrasje thjesht për atë që janë apo atë që duan”, deklaroi Gutterres.

Ndërkohë, në kuadër të kësaj dite, në sheshin Skëndërbej në Tiranë, komuniteti i LGBTI-së do të do të shpalosë flamurin shumëngjyrësh. Ky marshim pritet të nisë në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit