Dita Ndërkombëtare e Maceve/ Historia e shtetasit arab që shpëton vullnetarisht macet e braktisura në rrugët e Gazës

Dita Ndërkombëtare e Maceve/ Historia e shtetasit…

Në ditën ndërkombëtare të maceve, ju sjellim historinë e një  shpëtues macesh. Bëhet fjalë për Mahmoud Shehadeh, njw shtetas arab, i cili punon vullnetarisht për të shpëtuar macet e braktisura në rrugët e Gazës.

Edhe përballë vështirësive financiare, pasioni i tij për macet është një shembull këtë të shtunë, kur festohet Dita Ndërkombëtare e Maceve.

Mahmoud siguron kujdes dhe rehabilitim të nevojshëm në shtëpinë e tij për macet e lëna pas dore, në qytetin e Khan Yunis, para se t’u gjejë atyre një shtëpi të përhershme.

Themeluesi i institucionit të shpëtimit të kafshëve Sulala të Gazës, Saeed Al Err na tregon shkurt se si e kishte gjetur një mace të plagosur pas një aksidenti rrugor dhe e kishte marrë për mjekim në klinikën veterinare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit