Ditë ideale për udhëtime... Si do të jetë moti sot, e premte 19 qershor

Ditë ideale për udhëtime… Si do të…

Moti sot do të jetë tipiku i një dite vere por jo shumë të nxehtë, i denjë për udhëtime por edhe shumë punë të përshtatshme stine.

Shërbimi Meteorologjik i Ushtrisë, ka bërë parashikimin e motit për sot e premte 19 qershor 2020, ku parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Vranësirat parashikohen të pakta dhe kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të jetë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi 1-5m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Me konkretisht temperaturat parashikohen:

zonat malore 13°C deri në 28°C

zonat e ulëta 17°C deri në 31°C

zonat bregdetare 17°C deri në 29°C

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit