Ditën drejtor i Kadastrës, natën shef i kanabisit, ky është “fytyra” e Ramës që iu qante hallin qytetarëve!

Ditën drejtor i Kadastrës, natën shef i…

Drejtori i Kadastrës së Kurbinit, Edmond Stojani është shpallur në kërkim pasi Policia e Shtetit i zbuloi laboratorin e kanabisit që kishte ndërtuar në katin e dytë të një stalle bagëtish. 41-vjeçari, bashkë me nipin e tij Vranicki Hisku, i cili u arrestua, kishin mbjellë 205 bimë narkotike, që u kishin siguruar të gjitha kushtet e nevojshme për t’u prodhuar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Stojani e drejtonte prej tre vitesh Kadastrën e Kurbinit, dhe përfaqësonte shtetin si zyrtari më i lartë i të gjithë zonës, duke pritur qytetarë në zyrën e tij. Edhe në rrjetet sociale, Stojani është tepër aktiv, sidomos me shpërndarjen e fotove informuese për pandeminë e koronavirusit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit