Transporti detar rifilloi punën, por... jo të gjithë mund të udhëtojnë

Transporti detar rifilloi punën, por… jo të…

Ditën e djeshme Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi rifillimin e transportit detar duke nisur nga sot (22 qershor).

Lidhur me këtë çështje, Autoriteti Portual i Durrësit njoftoi përmes një postimi në faqen zyrtare për shtetasit të cilët lejohen që të udhëtojnë, duke qenë se rihapja do të jetë graduale.

– Lejohen gjithashtu të lëvizin me transport ndërkombëtar të trageteve të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Shqiperi ose vijnë në Shqiperi per arsye pune.

– Lejohen të lëvizin nga dhe për në Shqipëri, të gjithë shtetasit Shqiptarë që janë rezidentë në vendet e BE, dhe janë te pajisur me dokumenta te shteteve të BE ose shteteve te tjera jashtë BE.

Do të lejohen të lëvizin të gjithë diplomatët Shqiptarë dhe të huaj, si dhe diplomatë të Republikës së Kosovës me automjetet e tyre personalë në hyrje dhe ne dalje për dhe nga Shqiperia./Përshtati: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit