Divjakë/ Vajza ishte 12 vjeç kur u martua me 33-vjeçarin

Divjakë/ Vajza ishte 12 vjeç kur u…

Pak ditë më parë në fshatin Kryekuq në Divjakë u arrestuar 33-vjeçari Arianit Arapi. Ai ishte në një lidhje prej 10 muajsh me një minorene me të cilën kishin bërë edhe dasmë pa marrë pëlqimin e prindërve të saj. Arrestimi i Arapit erdhi pasi familjarët e vajzës minorene kishin bërë denoncime të shumta në polici.

Prindërit e Arianit kanë deklaruar në një intervistë për mediat se djali ka qenë i martuar me këtë vajzë dhe nuk ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj. E ëma e djalit, thotë se nusja minorene me Arianitin 33 vjeç janë martuar para 10 muajsh, pavarësisht mospëlqimit të prindërve të vajzës. Vajza në moshën kur është martuar me Arianitin ka qenë saktesisht 12 vjeç e 1 muaj.

Pas prangosjes së 33-vjeçarit vajza u kthye në shtëpinë e prindërve ndërsa ka qenë nën asistencën e sociologëve dhe psikologëve. Gjykata e Fierit vendosi për Arianitin masën e sigurisë arrest në burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit