Divorci i Besit dhe Xhensilës fiktiv? Avokatja: Po mundohen të shpëtojnë pasurinë e pajustifikuar

Divorci i Besit dhe Xhensilës fiktiv? Avokatja:…

Divorci i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt ka zënë një hapësirë të madhe në median rozë. Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit, me të cilin ka edhe dy fëmijë. Por kjo ndarje është shoqëruar me dyshime të forta se nuk është reale, por kemi të bëjmë me një ndarje fiktive, me qëllim ndarjen dhe tjetërsimin e pasurisë.

Të njëjtën gjë tha edhe avokatja Nexhi Beqiri. “Nuk është një përvojë e re. Kjo ka ndodhur edhe në vende të ndryshme të botës. Çiftet ndonjëherë nuk e kanë një pasuri të vërtetuar, pra qe nuk e kanë deklaruar të gjitha paratë që ata kanë vënë pasurinë. Një vilë, 300 mijë euro apo 500 mijë euro. Natyrisht një kontroll nga ata që hetojnë, bëjnë një zgjidhje martese në mënyrë që çfarë mund të shpëtojnë nga kjo pasuri“, tha avokatja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit