'Dizinfektoni shtëpitë, shkoni në plazh...'/ Avokati Goxhaj: Ju tregoj ilaçin shpëtimtar për virusin e 'cov-idiotësisë'

‘Dizinfektoni shtëpitë, shkoni në plazh…’/ Avokati Goxhaj:…

Për të gjitha ata që janë trembur nga koronavirusi dhe që po presin se herët a vonë do t’u vijë radha të infektohen, të mos mërziten…

Njerëz të mençur e kanë gjetur jo vetëm ilaçin por edhe shpëtimin nga gjithë kjo “mesele” e sajuar dhe stisur për të rrënuar ekonominë globale.

Nuk po u flasim këtu për teorinë konspirative të radhës, por për apelin që u bënë qytetarëve Avokati i njohur Altin Goxhaj.

Ai në emër edhe të “Lëvizjes për Shqipërinë” u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të mençur, që të mos dëgjojnë përditë propagandën e frikshme me sëmundje dhe vdekje, por të nisen drejt plazheve.

Jo vetëm kaq! Avokat Goxhaj, madje u bënë thirrje qytetarëve që të dëgjojnë dhe shikojmë sa më pak lajme në televizor, madje edhe ta bojkotojnë fare atë.

Avokati jep edhe një përkufizim më “ekstrem” si zgjidhje, duke thënë që qytetarët t’i flakin jashtë shtëpisë televizorët, pasi objekti që shpërndan më shumë viruse dhe panik sipas tij, janë pikërisht televizorët…

Ja postimi i plotë i përfaqësuesit ligjor të “Lëvizjes për Shqipërinë”, Altin Goxhaj në Facebook:

“KA VEÇ NJË ILAÇ SHPËTIMTAR NDAJ VIRUSIT TË COV-IDIOTËSISË!

DIZINFEKTONI SHTËPITË: HIDHNI TELEVIZORIN NGA DRITARJA!

MERRNI FRYMË THELLË DHE SHKONI NË PLAZH!

Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik! Madje “mendorja” mund të vrasë më shumë se fizikja! E gjithë PLANdemia u bazua te infektimi kudo i shëndetit mendor me COV-IDIOTËSINË që e përhapën me valë televizive nga laboratorë televizivë të establishmentit AntiTrump!

Covidi19(84) është gripi më ordiner që ka parë bota (vret 0.5% të të infektuarve jo 5%) por pasojat e tij janë më të tmerrshmet e njohura deri më sot pasi shkatërrimi i demokracisë dhe pasurisë dhe 100fishimi i numrit të vetëvrasjeve dhe vdekjet nga tmerri i prodhuar dhe nga braktisja e sistemit shëndetësor për çdo sëmundje kronike apo vdekjeprurëse do të mbahet mend në 100 vitet që vijnë si Fillimi i Epokës së Idiokracisë Globale!

Krimet e komunizmit të Shekullit XX do duken si lodra kalamajsh njësoj si ngjanin historitë e Xhekullit XIX përballë shfarosjeve të Shekullit XX në 2 luftëra dhe në kohë paqeje!”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit