Djajtë e kuq’ fitojnë derbin e Manchesterit dhe shpallen kampionë në FA Cup

Djajtë e kuq’ fitojnë derbin e Manchesterit…

Manchester United është skuadra fituese e FA Cup për sezonin 2023-2024. Djajtë mposhtën në finalen e madhe rivalët e Manchester City duke fituar derbin me rezultatin 1-2.

Ishin pikërisht ata që kaluan në avantazh të dyfishtë me Alejandro Garnacho dhe Kobie Mainoo që shtangën ‘Qytetarët’ që në pjesën e parë. Ekipi i Guardiolas provoi me të gjitha forcat për t’u kundërpërgjigjur teksa ngushtuan rezultatin me Jeremy Doku në minutën e 87’.

Deri në fund, nuk ia dolën për të ndryshuar fatin e ndeshjes dhe Manchester United arrin të ngrejë lart kupën e siguron kështu një vend në Europa League për sezonin e ardhshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit