"Djajtë e Kuq" njoftojnë largimin e Cristiano Ronaldo-s: Me efekt të menjëhershëm

“Djajtë e Kuq” njoftojnë largimin e Cristiano…

Manchester United ka vendosur të largojë Cristiano Ronaldon.

“Djajtë e Kuq” e kanë njoftuar këtë vendim nëpërmjet një komunikimi zyrtar në websiten e klubit. 

Bëhet me dije se palët kanë gjetur marrëveshjen me CR7 për largimin e menjëhershëm.

“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm. Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij mirë në të ardhmen. Të gjithë në Manchester United mbeten të përqendruar në vazhdimin e përparimit të ekipit nën drejtimin e Erik ten Hag dhe të punojnë së bashku për të dhënë sukses në fushë”, njofton United.

Kujtojmë se sulmuesi është në grumbullim me Portugalinë në Botërorin e Katarit, teksa mbetet pa ekip. Kontrata e tij me klubin skadonte në fundin e sezonit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit