Djali 1,82 cm i gjatë tregon si është të rritesh në një familje vetëm me xhuxhë

Djali 1,82 cm i gjatë tregon si…

Një djalë 182 cm i gjatë, ka treguar se si ishte të rriteshe në një familje me prindër dhe vëllezër e motra që të gjithë janë xhuxhë. Peet Montzingo, nga Los Angeles, Kalifornika treguar se në familjen e tij shpesh ndihej si i huaj për shkak të gjatësisë së tij në raport me ta. 

Peet e kaloi fëmijërinë duke parë prindërit e tij, Vicki dhe Darrell, dhe vëllezërit e motrat, Jennifer dhe Andrew, të ngacmoheshin dhe fotografoheshin nga të huajt. Ai shpjegoi se gjithmonë ‘urrente’ kur njerëzit e shikonin familjen e tij, duke shtuar se ai ishte ‘gjithmonë gati për të luftuar dikë’. 

Shtati i gjatë i Peet bëri që ai dhe vëllai i tij Andrew, i cili është mësues i klasës së tretë, të kishin një marrëdhënie të tensionuar. Andrew, i cili ka një formë të rrallë të xhuxhit, kaloi shumë ditë brenda dhe jashtë spitalit për operacione në shtyllën kurrizore dhe probleme me frymëmarrjen. Për shkak të kësaj, Peet pranoi se ishte shpesh xheloz për vëmendjen që merrte vëllai i tij.  Mirëpo me rritjen marrëdhënia mes tyre u rregullua dhe vëllezërit kalojnë shunë kohë me njeri-tjetrin. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit