Djali 8 vjeç mbijeton dy ditë në pyll, duke ngrënë borë

Djali 8 vjeç mbijeton dy ditë në…

Një djalë tetë vjeçar i humbur në pyjet e largëta të Miçiganit mbijetoi për dy ditë duke ngrënë borë dhe duke u fshehur nën një trung për strehim.

Nante Niemi u zhduk të shtunën teksa po kamponte me familjen e tij në parkun shtetëror Porcupine Mountains. Ai humbi ndërsa po ecte për të mbledhur dru zjarri dhe 150 persona u angazhuan për ta shpëtuar.

Të hënën ai u gjet nën trungun e një peme “në gjendje të mirë shëndetësore”, rreth dy milje nga kampi i tij. Djali i tha policisë se “hëngri borë të pastër për hidratim”./BBC

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit