Djali e denoncoi të humbur një muaj më parë, 70-vjeçari u gjet i dekompozuar në Fier

Djali e denoncoi të humbur një muaj…

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit është gjetur një trup i i pajetë dhe i dekompozuar. trupi është konstatuar në një kanal në fshatin Mujall të Fierit.  Trupi ka shumë kohë në kanalin vaditës, teksa dyshohet se është shqyer edhe nga kafshët e zonës.

Pas tragjedisë, policia ka zbuluar  identitetin e 70-vjeçarit. Viktima është identifikuar si Sotiraq Peto, banues në lagjen “15 Tetori” në Fier, për të cilin djali i tij bëri kallzim në polici një muaj më parë.

Policia Fier:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, u bë identifikimi i shtetasit i cili u gjet i dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli, shtetasi Sotiraq Peto, 70 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier, për të cilin djali i tij ka bërë kallëzim në Polici në datë 28.10.2021 se i ati (i cili vuan nga sëmundja e sklerozës) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Gjatë kqyrjes paraprake nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit Sotiraq Peto nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit