Djali e kërcënoi se do ta vriste me sëpatë, babai: Nuk i duhet burgu, por psikologu

Djali e kërcënoi se do ta vriste…

Gjatë ditës së sotme në Durrës, një 35-vjeçar kërcënoi babanë e tij se do ta vriste me sëpatë. Ngjarja u parandalua nga forcat RENEA. Në fshatin Rubjek, pranë Shijakut, një 35-vjeçar i quajtur Eduart Hoxha pasi ushtroi dhunë ndaj të atit e kërcënonte se do ta vriste me sëpatë.

Ndërkohë pas ngjarjes, i dhunuar, babai i 35-vjeçarit i ka kërkuar policisë të lirojnë djalin e tij pasi thotë se vuan nga depresioni. Ai tregon se djali jeton në Itali dhe humbja e të ëmës disa vite më parë e kishte rënduar psikologjikisht.

“Lajmërova policinë. Ai hyri brenda. Fillimisht ishte me thikë buke e unë me sëpatë, të cilën e mora për ta nxjerrë përjashta. Por ma mori nga dora sëpatën se është më i fortë. U them ta nxjerrin jashtë sepse ai nuk ka nevojë të izolohet, por të kurohet tek një psikolog”, tha Bajrama Hoxha, babai i 35-vjeçarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit