Djali e pret në djep/ Avokatët kërkojnë lirimin e Dianës: Ta kryejë dënimin më vonë

Djali e pret në djep/ Avokatët kërkojnë…

Djali i Diana Bahçjas ka rreth 20 ditë që nuk ka pirë qumësht nga qiri i nënës. 27-vjeçe nga fshati Drisht i Shkodrës u arrestua nga policia përshkak të një gjobe të papaguar prej 2.5 milionë lekë të vjetra. Ajo u akuzua nga burri i parë për braktisjen e fëmijës dhe gjykata ja konvertoi dënimin me pagesë, por që sipas Diana Bahçjas, ajo nuk ishte në djeni.

Avokatët kanë kërkuar lirimin e nënës lehone dhe kërkojnë që dënimi të shtyhet për t’u shlyer më vonë. Anton Kosteri dhe Edit Gyrcari kanë kërkuar që ajo vendimi i gjykatës duhet që të shtyhet pasi fëmija disa ditësh të bëhet të paktën 1 vjeç. Sipas avokatëve, mbajtja në qeli e një gruaje që sapo ka sjell në jetë një fëmijë është e dëmshme si për beben ashtu edhe për shëndetin e nënës.

Bashkëshorti i Dianës ka denoncuar për media rastin e shoqërimit të gruas, duke argumentuar se nuk janë njoftuar nga drejtësia. Ai ka kërkuar që nëna lehone të kthehet të djali i mitur dhe se ai është i gatshëm që ditët e burgut t’i bënte ai. Avokatët kanë depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës një kërkesë urgjente në mënyrë që autoritetet të pezullojnë vendimin dhe të lirojnë gruan nga burgu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit