
Të hënën e 20 nëntorit, Shqipëria luajti ndaj Ishujve Faraoe, teksa interesi për ta ndjekur ndeshjen nga afër është i lartë. Ndërkohë një moment emocionues në ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe ishte kur djali i vogël i policit hero Afrim Bunjaku, bashkë me mijëra tifozë brohrosinin emrin e rreshterit që ra dëshmorë për atdhe.
Djali 10-vjeçar i policit emocionoi tifozët e zjarrtë kuqeqzi në stadium duke krijuar një atmosferë sa të bukur, aq edhe atdhetare që çoi peshë zemrat e të gjithëve. “Bashkë me ne sot, në festën e kombëtares tonë, janë edhe dy djemtë e heroit të Republikës, Afrim Bunjakut”, shkruan Gëzim Bajrami nga Tifozat Kuq e Zi!
Vrasja e policit pikëlloi çdo shqiptar, teksa fëmijët e tij edhe pse në trishtim, janë krenarë që janë fëmijët e policit hero që ra dëshmor në mbrojtje të tokës shqiptare të Kosovës. Ai la pas gruan dhe 3 fëmijët e tij, teksa do të mbahet mend gjatë si një hero që dha jetën për atdhe.
Afrim Bunjaku u shpall hero i muajit shtator edhe nga shqiptarët e JOQ Albania, stafi i së cilës udhëtoi drejt shtëpisë së policit aty ku takoi familjen e tij. Xhaxhai i tij tregoi për JOQ se si mbrojti shokët dhe humbi jetën vetë.
Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit u vra nga serbët polici shqiptar i Kosovës, Afrim Bunjaku. Rreshteri i Forcave Speciale të Kosovës u vra gjatë përleshjeve me një grup kriminal prej 30 personash të armatosur serbë në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit.