Djali i Azem Hajdarit zbulon ambicien e tij: Do i futem politikës, po pres momentin e duhur!

Djali i Azem Hajdarit zbulon ambicien e…

Djali i vogël i “pishtarit të demokracisë”, Azem Hajdarit i cili mban po të njëtin emër me të atin, ka vendour të nisë një rrugëtim të ri në fushën e politikës. Djali i Azem hajdarit, ka folur për ambicien e tij në këtë drejtim, teksa është shprehur se angazhimin në politikë nuk e sheh vetëm si trashëgimi nga i ati, por dhe si objektiv.

Azem Hajdari:

Unë jam shumë besimtar në zot, dhe jam me idenë që njeriu duhet të bëj sa më shumë mirë sepse merr ato që jep. Unë politkën e shoh si një aspekt të jetës ku ty realisht të jepen mundësi në dorë për të ndikuar në jetët e njerëzve dhe për të marrë me vete një pasuri që s’merret me vete në varr por vepra të mira.

Veç ambicieve të tij, Azem Hajdari ka folur edhe për situatën e tensionuar brenda selisë së PD.

Hajdari:

Sot është kthyer në interesa personale, realisht nuk po mendohet për popullin. Situatën sot e shoh jo mirë. Të paktën për mua që dua të angazhohem. Të paktën në PD se është trashëgimnia ime. Nuk me pëlqen që në PD ka përçarje në vend qe duhet të merret me çështjet e kombit. Pengojnë avancimin e partisë përpara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit