
Rreth një orë më parë redaksia jonë publikoi shqetësimin e banorëve të një pallati në lagjen “29 Nëntori” në qytetin e Vlorës, të cilët ankohen për një ndërtim që nisi të ngrihet papritur përpara godinës së tyre.
Sipas banorëve, platforma që po ngrihet krah një kioske egzistuese, është komplet pa leje, por institucionet përgjegjëse në Vlorë nuk reagojnë, pasi ndërtuesi është djali i Eduart Sulejmanit, polic i cili më parë ka qenë me detyrë Drejtor i Kufirit të Emigracionit në Vlorë.
Lajmi duket se ka shkaktuar shumë trazira në Vlorë, teksa disa nga personat që janë përgjegjës për moslejimin e ndërtimit të këtij objekti, e kanë marrë me të qeshur dhe kanë nisur të ngacmojnë qytetarët e thjeshtë që lexuan shkrimin e publikuar dhe kanë komentuar mbi çeshtjen.
Kështu është dhe rasti i Armando Hoxhajt, me detyrë Inspektor i Mbrojtejs së Territorit në Vlorë. Një ndjekëse komentoi poshtë lajmit: “Sic e that vet dhe ju djali Drejtorit pra cuni babit”.
Ky koment duket se ka “ngjallur” epshet e inspektor Armandos, i cili pasi lejoi ndërtimin e objektit duke mbyllur sytë, ka filluar ta ngacmojë vajzën duke i bërë replay dy emogy duke qeshur.
“Ky që po gjuan këtë te komenti i ndërtimit pa leje në Vlorë, është inspektori i mbrojtjes së territorit që kishte për detyrë mos lejimin e ndërtimit. Shiko sa karshillëk”, shkruan denocnuesi që ngriti zërin për rastin në fjalë.
Artikullin e parë e gjeni këtu: “Djali i ish-drejtorit të policisë po ndërton pa leje para pallatit tonë në Vlorë”