Djali i efektivit në Lezhë "i fiksuar" pas një gruaje të martuar, e përndiqte nga pas për vite me radhë

Djali i efektivit në Lezhë “i fiksuar”…

Blerim Bushgjoka që kur ishte 18 vjeç kishte nisur të përndiqte dhe të ngacmonte me mesazhe e thirrje telefonike shtetasen K. L. Djali i një efektivi policie, është “fiksuar” pas gruas së martuar dhe i kërkonte asaj takime, biseda dhe njohje të mëtejshme. Për këtë shqetësim të vazhdueshëm 30-vjeçarja ka kallzuar në polici Blerim Bushgjokën, pasi thotë se ishte familjare dhe nuk kërkonte të kishte shqetësime.

Madje gruja është shokuar nga përgjigjia që ka marr nga një oficere policie në momentin e kallzimit, e cila i kishte thënë se: Ti duhet të pranosh vetë se ti je krujt vetë dhe ti ke shkruar vetë me të, duke qenë grua e martuar.” Ajo pranon se përpara 4 vitesh, ka pasur një bisedë të shkurtër në rrjete sociale me 22-vjeçarin, por që ky i fundit nuk është dorëzuar pas asaj kohe. Kallzuesja ka thënë se Blerim Bushgjoka ka futur në mes edhe persona të tretë për të arritur një komunikim me të, pasi kjo e fundit kishte bllokuar çdo mënyrë komunikimi.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë administruar dhe regjistruar kallëzimin e shtetases K. L., pavarësisht se kjo shtetase ka shprehur disa herë gjatë kohës që ishte në zyrë, se me vullnet të plotë dëshironte të tërhiqej nga procedura e këtij kallëzimi dhe mos ta përfundonte.Me qëllim verifikimin e plotë ligjor të këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë kërkuar shoqërimin e shtetasit B. B., i cili pas verifikimeve rezultoi se ndodhet jashtë shtetit” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Për veprën penale “Përndjekje”, djali i një prej efektivëve të policisë rrezikon burg nga 6 muaj deri në 4 vite.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit