Djali i Mimoza Pajës tregon detaje të reja: Mami nuk po punonte në lokal, shkoi të pinte kafe

Djali i Mimoza Pajës tregon detaje të…

Saimir Paja, djali i 58-vjeçares që mbeti e vrarë në atentatit e Don Boskos, ka folur për herë të parë publikisht pas ngjarjes së rëndë. Ai tregon se janë traumatizuar nga ngjarja, por i gëzohet faktit se mbesa e tij 10-vjeçare është shëndosh e mirë. Djali i Mimoza Pajës tregon për emisionin “Pa Gjurmë” se e ëma nuk ishte në orarin e punës si banakiere në lokalin e Fatjon Muratit gjatë atentatit.

Sipas të birit, ajo kishte shkuar për një kafe rastësore në lokalin e lagjes së bashku me mbesën e vogël. Saimir Paja thotë se disa media kanë abuzuar me dhënien e informacioneve, duke mos verifikuar të dhënat e transmetuara. I biri tregon që nuk kishin probleme me qiranë e shtëpisë dhe se të dy përpiqeshin të kishin të ardhura të mjaftueshme.

Ka qenë duke dalë për të marrë një kafe për vete se e konsumon shumë, e pëlqente. Për lokalin nuk e di fare, komshinj i kam, por nuk di të kenë ndonjë gjë, nuk kam dëgjuar gjë. Mbesa gëzon shëndet të plotë, ka pak ato pasojat e veta, është e tronditur nga ngjarja që ka parë, ai. Unë në ato momente sapo kisha ardhur, 10 minuta kisha sjellë njerëzit këtu. Shkova se kisha punën time, thjesht isha ulur në lokal duke pirë kafe. Më bie telefoni nga kunati, nga dhëndri im banon këtu afër meje, tha: Hajde se ndodhi kjo që ka ndodhur. Gjatë rrugës po shihja portalet, e vetmja gjë që më shkoi në mendje i lutesha zotit, ishte mbesa, pjesa më e madhe sa e mora vesh që kishte mbaruar” – rrëfen ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit