Djali i nënkampiones së qitjes, kush është autori i plagosjes në Tiranë

Djali i nënkampiones së qitjes, kush është…

Klajdi Kodra, autori që dyshohet se plagosi me armë zjarri pasditene sotme të riun Reginaldo Kaçorrin në Tiranë, rezulton të jetë një emër i njohur për policinë, me precedentë të mëparshëm penalë.

Ai rezulton të jetë i dënuar disa herë më parë për veprat penale “plagosje”, “vjedhje”, “Armëmbajtje pa leje”.

31-vjeçari, Klajdi Kodra është djali i nënkampiones së qitjes Lindita Kodra, i cili u arrestua për atentatin e ndodhur në gusht 2017 tek Komuna e Parisit ku mbeti i plagosur 26-vjeçari Lorenc Hoxha, si një nga bashkëpunëtorët, bashkë me Dejvis Rrustemaj. Konflikti ndodhi për hasmëri.

Po ashtu emri i Kodrës del edhe në një plagosje të dyfishtë, të ndodhur në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto”. Të plagosur në atë konflikt mbetën dy vëllezër, Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç.

Në vitin 2013, në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë, pas një konflikti të çastit.

Më datë 03.08.2016 në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, Kodra ka plagosur, duke e goditur në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit me sende të forta shtetasin Flamur Cullhaj, 39 vjeç i dënuar më parë. Gjatë konfliktit pati edhe të shtëna me armë në ajër.

Ndërkohë ditën e sotme sipas policisë pas një konflikti të çastit Kodra ka qëlluar me armë zjarri,  Reginaldo Kaçorrin, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit