Djali i Përparim Ademit kërcënohet me vdekje, mesazhet: Do villni gjakun e motrave të mia

Djali i Përparim Ademit kërcënohet me vdekje,…

Djali i Përparim Ademit (Telës), 59-vjeçarit që vrau dy motrat në Astir, ka nxjerrë mesazhet kërcënuese që i kanë ardhur në telefon. Kristo Tela ka zbuluar për ‘Top Channel’ se është kërcënuar nga Bashkim Metani (vëllai i motrave të vrara), i cili sipas tij është betuar për hakmarrje.

Është kërcënuar motra që është shurdh-memece, atë e kanë falur ndoshta se u ka ardhur keq, por mua jo, jam shumë i bindur që do marrin gjak te unë. Sipas mesazheve të Bashkim Metanit ka thënë që: ‘do villni gjakun e motrave të mia që kanë vdekur’. Kërkoj nga shteti vetëm mbrojtje asgjë tjetër, më rrezikohet jeta. Sot nuk dalim dot as deri në ballkon”, u shpreh ai i shqetësuar

Në fotot e bëra publike lexohen qartë kërcënimet:

Mos kujto se do shpëtosh se dhe ti je kopllot me Përparimin…Tani do ti villni gjakun e motrave të mia. ‘- lexohet në mesazhet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit