Një apel për ndihmë vjen nga Firence e Italisë, ku një nënë kosovare po përballet me një nga momentet më të vështira të jetës së saj.
Luljeta Krasniqi Berisha ndodhet në spitalin Meyer në Firence së bashku me familjen, pasi djali i saj vetëm 3 vjeçpo trajtohet për kancer.
Familja përbëhet nga 5 anëtarë dhe aktualisht ka nevojë urgjente për një apartament me qira mujore, në mënyrë që të ketë një strehim pranë spitalit gjatë periudhës së trajtimit të voglit.
“Jam një nënë kosovare, jam në spitalin Meyer në Firence të Italisë. Më duhet një apartament me qira mujore. Jemi 5 anëtarë të familjes. Ju lutem, a mund të më ndihmojë dikush? E kam shumë urgjente. Kam djalin 3 vjeç me kancer në spitalin Meyer”, shkruan Luljeta.
Në këto momente, familja ka nevojë për ndihmën e dikujt që mund t’u sigurojë një banesë me qira mujore në Firence, qoftë edhe përkohësisht.
Nëse dikush në Firence mund t’i ndihmojë me një apartament, një zgjidhje të përkohshme apo ka informacion për një banesë të përshtatshme pranë spitalit Meyer, mund të kontaktojë familjen dhe t’u gjendet pranë në këtë betejë të vështirë të kontaktojë në numrin 00393343776731.