Djali i zbulon të dashurës dy “sugar daddy-t”, pasi i gjeti vezët e fshehura në shtëpi

Djali i zbulon të dashurës dy “sugar…

Një djalë në Tajvan i ka zbuluar të dashurës së saj dy “sugar daddy-t” ose e thënë ndyshe lidhjen me dy burra të pasur, nëpërmjet disa vezëve. Sikurse dihet tashmë në Tajvan ka mungesë të theksuar të vezëve dhe ky djalë i gjeti të dashurës së tij dy vasketa me vezë, të fshehura në shtëpinë e saj. 

Pas zbulimit vajza, e cila është studente universiteti njësoj sikur djali, i tha atij se ato ishin dhuratë nga një mike e nënës së saj. Djali, i cili i pëlqen shumë vezët mori gjashtë prej tyre në shtëpi dhe madje i tregoi ato në internet. Disa javë më vonë, kur burri falënderoi nënën e të dashurës së tij që i dha vezët e shijshme, gruaja u hutua dhe tha se nuk e kishte blerë ajo produktin.

Në këtë moment ai kuptoi se e dashura e kishte gënjyer. Ai e pyeti atë dhe mbeti i habitur kur zbuloi se vezët në të vërtetë vinin nga dy burra të pasur me të cilët ajo kishte dalë fshehurazi tij, shkruajnë mediat e huaja.

Si shpjegim, gruaja tha se nuk kishte para të mjaftueshme për të mbuluar qiranë dhe shpenzimet e saj të jetesës dhe për shkak se nuk ishte në gjendje të aplikonte për një kredi studentore, ishte regjistruar në një nga faqet e internetit të “sugar daddy” në Tajvan.

Ajo ishte e lidhur me dy beqarë të pasur, të cilët i paguanin asaj 1,300 dollarë në muaj për t’i shoqëruar në raste speciale. Ajo këmbënguli se nuk ka bërë asgjë tjetër veç ofrimit të shoqërimit në publik, ndërsa vezët ishin dhurata nga burrat. 

Djali tha se e dashura e tij i rrëfeu se kjo ishte mënyra më e shpejtë për të fituar para. Dyshja, të cilët njihen prej më shumë se një dekade, kishin vendosur të mos ndaheshin me kusht që vajza nuk do të takohej më me të dy burrat. Ajo ka rrëfyer se e dinte se çfarë kishte bërë ishte e gabuar, por këmbënguli se nuk kishte bërë asgjë për të tradhtuar të dashurin e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit