"Djali iku në Angli me gomone"/ Çifti i të moshuarve në Klos siguron jetesën duke punuar tokën

“Djali iku në Angli me gomone”/ Çifti…

Drita e Haziz Hoxha nga fshati Bejn i Klosit kanë dalë prej vitesh në pension, por ata vijojnë ende të punojnë. Të dy me lopata në duar punojnë dokën për të mbjell perime për t’u ushqyer. Ata jetojnë të vetëm pasi djali u është larguar drejt emigrimit.

Drita ka 7 muaj që nuk e ka parë të birin. Ai u nis me gomone drejt Anglisë pë të siguruar disa të ardhura shtesë. Në Klos ka pak mundësi punësimi dhe ekonomia është e vështirë. Në këto kushte të rinjtë largohen me gomone, ndërsa të moshuarit punojnë tokën.

Për Zotin, nuk shkonte djali, dritë e syrit, me gomone në ujë për në Angli. 5 orë në ujë. Ka 6-7 muaj, nuk ka të ardhme.” – tha e moshuara.

Punimi i tokës dhe bujqësia janë e vetmja mënyrë jetese. Madje për të siguruar perimet dhe ushqimet e nevojshme u duhet të punojnë me shumë vështirësi.

Fshati ka shumë vështirësi. Do mjell, do punuar, do ujitur. Nuk kemi ujë. Deri në korrik shtyjmë pastaj dy orë ujë. I kemi mbushur depozitat që tani me ujë për të vaditur kumbullat. Kemi 200 rrenjë kumbulla” – tha e moshuara.

Fshatrat e Klosit janë shpopulluar. Të rinjtë po rrezikojnë jetën në emigrim ndërsa të moshuarit përpiqen të sigurojnë kafshatën e gojës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit