Djali iu arrestua pas vjedhjes së tapetit, përfundoi në koma/ Nëna: I kanë dhënë metadon, policia po fsheh të vërtetën

Djali iu arrestua pas vjedhjes së tapetit,…

Kanë dalë të tjera detaje në lidhje me arrestimin dhe gjendjen rënduar shëndetësore të Jani Rustemajt, 27-vjeçari i cili u arrestua për vjedhje. Ai ndodhet aktualisht në gjendje kome dhe për këtë, e ëma e tij ngriti dyshimin se kjo gjendje e të birit vjen si pasojë e pakujdesisë nga ana e rendit. Policia e Shtetit sqaron se ka nisur hetimet për këtë ngjarje. 

Ajo ka treguar në një emision televiziv se policia e keqtrajtonte. Nëna tregoi se djali iu arrestua pasi akuzohej për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atletet. Por, për gjendjen e të birit ajo akuzon policinë, pasi shprehet se Jani nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk e lënë as që të hyjë në spital t’i qëndrojë afër.

Më thanë ke djalin sëmurë. Nuk ma thanë pse, ai nuk kishte asnjë problem. Kam shkuar dhe kam pyetur te spitali i burgjeve, pyeta se ku e kam djalin. Shkova atje, nuk ishte i shtruar aty, erdha në shtëpi. Pas disa ditëve, më erdhi policia në shtëpi, më thanë shko në spital se ke çunin me ftohje.

Djali ishte shumë keq, doktori tha nuk kam shpresa. Ai ishte shumë mirë, i çoja paketa. Nuk e di, ishte shumë mirë. Doktori më tha i kanë dhënë shumë metadon. Ai pinte hashash, e dija që pinte, jo shumë, ishte për bukuri”, u shpreh nëna.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit