Djali merr vesh pas tre ditësh se i ka vdekur i ati: ‘Babait i çoja ushqime, tani më thonë që ka vdekur’

Djali merr vesh pas tre ditësh se…

Një histori e trishtë kjo e djalit që kërkon babain e tij, por askush në spital dhe në morg nuk i jep informacion. I riu është njoftuar në mënyrë jo zyrtare se i ati ka ndërruar jetë, ndërkohë që ai vijon t’i dërgojë ushqime. “Unë kam babin tim prej tre ditësh atje dhe tani më erdhi lajmi nga jashtë që ai ka vdekur, unë sot i dërgoj ushqime. A hanë të vdekurit ushqime?!”, është shprehur djali.Spitali infektiv thotë ai nuk i jep informacione dhe në celular prej disa ditësh nuk ka folur me të atin, gjë që ka shtuar dyshimet se babai i tij mund të ketë ndërruar jetë.“Ka njeri të më japi një përgjigje se çfarë është bërë se nuk më japin përgjigje as tek infektivi dhe as në morg”, shprehet djali.

Më pas ai i drejtohet efektivit të policisë për informacion, i cili pasi komunikon me përfaqësuesit e morgut dhe njofton se nuk ka kufomë me identitetin  e të atit të tij.

<iframe width=”450″ height=”250″ src=”https://www.youtube.com/embed/CVleeYf8NIA” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit