Djali ndalohet, pasi u ankua se u ul pranë pranë një personi mbipeshë gjatë fluturimit 12-orësh

Djali ndalohet, pasi u ankua se u…

Talljet mes pasagjerëve në fluturim për vendet janë bërë tashmë të zakonshme. Një incident i tillë i një adoleshenti mori vëmendjen në rrjetet sociale. 

Pasagjeri e përshkroi udhëtimin e tij në Reddit duke treguar se si iu ankua stjuardes se nuk ndihej rehat gjatë udhëtimit të tij. Pas postimit të tij, interneti u nda në dy grupe njerëzish. Njëri grup kishte të njëjtin mendim, ndërsa të tjerëve nuk i pëlqenin mendimet e adoleshentit.

Adoleshenti pohoi se ai u ul pranë një personi mbipeshë. Adoleshenti ka pohuar se personi ka zënë një pjesë të sediljes së tij gjatë fluturimit 12 orësh. Në postimin e tij, adoleshenti tha: “Unë po shkoja drejt vendit tim. Në fluturimin tim të dytë, i cili ishte gjithashtu edhe më i gjati, më shumë se 12 orë, pata pamjen e lezetshme të një njeriu obez. po zinte një pjesë të mirë të vendit tim.” 

Më pas ai vazhdoi të përshkruante paramertrat e trupit të  personit në fjalë dhe shton se “i thashë stjuardesës për këtë çështje dhe ajo më tha se ndenjësen e ka paguar ky person dhe fluturimi ka qenë plot”.

Stafi i linjës ajrore nuk e vlerësoi komentin e adoleshentit dhe e cilësuan reagimin e tij si të vrazhdë. Adoleshenti tha gjithashtu se më vonë mori një letër ankese nga stafi i linjës ajrore duke thënë se ai u apelua dhe mund të marrë një ndalim të përkohshëm. Letra gjithashtu e quajti atë “të vrazhdë” me pasagjerët dhe stafin e tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit