Djali në Durrës hedh turisten nga kati i dytë i hotelit

Djali në Durrës hedh turisten nga kati…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesditës së kësaj të marte në qytetin e Durrësit, ku një djalë dyshohet të ketë hedhur një vajzë nga kati i dytë i një hoteli.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit rreth orës 14:40. Vajza 22-vjeçare me inicialet D. L., shtetase e huaj nga Venezuela, është konfliktuar me një 39-vjeçar me inicialet I. Z., nga Shijaku. Ky shtetas e ka hedhur vajzën e re nga kati i dytë i një hoteli që ndodhet pranë Prefekturës.

Fatmirësisht turistja ka rënë mbi çadrat e një hoteli, duke shmangur përplasjen në trotuar. Forcat zjarrfikëse e kanë ulur atë në tokë dhe më pas është dërguar për ndihmë shëndetësore në spital. Edhe djali nga Shijaku ka mbetur i lënduar sipas Policisë.

Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit“. njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit