Djali shpëton motrën e tij nga rrëmbyesi, duke përdorur një palë llastiqe

Djali shpëton motrën e tij nga rrëmbyesi,…

Një vajzë nga Michigan i shpëtoi një tentative rrëmbimi, pasi vëllai i saj përdori një palë llastiqe për të rrahur sulmuesin. Kështu bënë të ditur autoritetet këtë javë.

Policia e Shtetit të Miçiganit tha në një njoftim për shtyp se vajza 8-vjeçare ishte në oborrin e shtëpisë së saj kur sulmuesi i dyshuar doli nga pylli, e kapi dhe i mbylli gojën.

Autoritetet thanë se vëllai i vajzës, 13 vjeç, e goditi sulmuesin e dyshuar në kokë dhe gjoks duke përdorur një palë llastiqe.

Policia më vonë e arrestoi 17-vjeçarin bazuar në përshkrimin e të dyshuarit nga një anëtar tjetër i familjes. Autoritetet thanë gjithashtu se adoleshenti kishte lëndime të dukshme nga llastiqet. 

Emri i 17-vjeçarit nuk bëhet i ditur, ndonëse akuzohet për tentativë rrëmbimi fëmijësh, tentativë sulmi dhe tentativë abuzimi. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit