"Djalit i kanë thyer këmbët me dru"/ Familjarët e Jani Rustemit në protestë

“Djalit i kanë thyer këmbët me dru”/…

Familjarët e Jani Rustemit, 27-vjeçarit, që humbi jetën pasi u arrestua për vjedhje kanë nxjerr detaje të reja. Sipas tyre, djalit i kanë thyer këmbët me dru pasi ka shenja të dukshme dhune. Ata kanë akuzuar vazhdimisht autoritetet se janë përgjegjëse për vdekjen e të riut si pasojë e dhunës së ushtruar.

Familjarët thonë se provat do t’i dërgojnë në Prokurori pasi janë të bindur se është dhunuar. Në një protestë paqësore përpara Ministrisë së Drejtësisë ata kanë kërkuar që të hetohet rasti i familjarit të tyre deri në zbardhjen e ngjarjes. Familjarët pretendojnë se 27-vjeçarit i është dënë doze e tepërt metadoni, gjë e cila i ka shkaktuar vdekjen.

Ky është rasti i dytë brenda pak muajsh që policisë i ngelin në dorë të rinjtë. Lear Kurti ishte rasti i parë, i cili u arrestua në 19 tetor 2022 nga blutë e Tiranës pranë Don Boskos. Por gjatë rrugës për në ambientet e komisariatit, 32-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai ndërroi jetë teksa po dërgohej në spital, teksa nga hetimet reyultoi se kishte gëlltitur dy qese me drogë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit