Dje i plagosën motrën/ Kush është Kastriot Hasalla, vrau kushëririn për 2 hektarë tokë

Dje i plagosën motrën/ Kush është Kastriot…

Policia ka zbardhur më shumë detaje nga ngjarja e djeshme në Lushnje ku mbeti e plagosur një grua. Vëllai i saj Kastriot Hasalla i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij të largët, Romeo Hasalla në vitin 2021 është dënuar ditën e djeshme me 35 vite heqje lirie nga gjykata e Lushnjës.

Pas këtij vendimi, familjarët e Romeo Hasallës i kanë ngritur pritë vëllait të tij, Afrim Hasallës dhe motrës, Bajame Seneja. Bajame Seneja  mbeti e plagosur me një plumb në këmbë.

Sakaq, kujtojmë se në vitin 2021 Kastriot Hasalla vrau me armë zjarri Romeo Hasallën dhe la të plagosur babain e tij Shaip Hasallën së bashku me dy vëllezërit Laert dhe Emiljano Hasullën. E gjithë përplasja mes dy familjeve, ka ndodhur për një tokë me sipërfaqe prej dy hektarësh që aktualisht pretendohet se është pronë e Afrim Hasallës.

Për ngjarjen fillimisht u arrestua fillimisht vëllai dhe djali i Kastriotit, Afrim dhe Marjo Hasalla të cilët u lanë të lirë pas dorëzimit të tij dhe dëshmisë së dhënë ku pranonte krimin e kryer. Ndërsa vendimi për Kastriotin u dha dje, çka me sa duket nuk ishte i mjaftueshëm nga familja e viktimës dhe shkuan të merrnin hak.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit