Dje thanë se e hapën, sot e mbyllin Kapshticën! Çfarë ndodh me personat që duan të udhëtojnë drejt Greqisë?

Dje thanë se e hapën, sot e…

Greqia vijon të aplikojë rregulla dhe qëndrime të ndyshme sa i takon hyrjes së shqiptarëve drejt vendit fqinj, ku ndryshe nga sa u tha dje, Kapshtica mbetet e mbyllur.

Në këtë pikë të kalimit kufitar, lejohet të kalojnë vetëm punëtorët sezonale, në përputhje me rregullat që kanë qenë në fuqi sa i takon testit negativ të antigjenit apo aplikimit të dy dozave të vaksinës. Numri maksimal i personave që lejohet të kalojnë në këtë pikë kufitare është 400.

Ndërkohë që sa i takon Kakavijës, gazetarja e Fax News, Ervina Shehaj raporton se situata është e qetë, ku lejohet të kalojnë dhe persona për qëllime familjare apo turistike, me kushtin që të kenë plotësuar formularin Plf, të kenë një test negativ të Covid, të kryer në 72 orët e fundit, ose të kenë marrë dy doza të vaksinës.

Sa i takon vaksinave që njihen nga Greqia, ato përfshijnë edhe vaksinën kineze apo ruse, që nuk janë miratuar ende zyrtarisht nga EMA.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit