Dje u arratis nga burgu grek! Shqiptari plagos një ukrainase dhe i vjedh 2000 euro

Dje u arratis nga burgu grek! Shqiptari…

Një ngjarje e rëndë dhe e përgjakshme ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në zonën e Kypsës, në Kassandra të Halkidikisë, Greqi. Viktimë e sulmit ishte një vajzë 25-vjeçare me origjinë nga Ukraina, e cila u plagos rëndë me thikë në banesën me qira ku qëndronte.

Sipas informacioneve që përcjellin mediat greke, gjithçka ndodhi rreth orës 17:00, kur autori hyri me forcë në apartamentin e të resë, e sulmoi me thikë dhe më pas i rrëmbeu telefonin celular dhe 2,000 euro.

Pas krimit, autori u largua me shpejtësi, ndërsa 25-vjeçarja u transportua me urgjencë në spital nga një ambulancë.

Hetimet e para kanë zbuluar se burri që kreu sulmin dyshohet të jetë Ylli Shkalla, i njëjti person që vetëm një ditë më parë ishte arratisur nga burgu i Kasandrës. Viktima e ka identifikuar autorin nga një foto që iu tregua nga policia.

I dyshuari është pikërisht shqiptari 27-vjeçar, i cili ndodhej pas hekurave për raste të transportit të paligjshëm të emigrantëve. Ai arriti të arratisej të enjten në mëngjes, rreth orës 11:00, gjatë punimeve që kryheshin pranë burgut.

Policia po vijon kërkimet intensive për të kapur të arratisurin, i cili tashmë akuzohet edhe për grabitje me dhunë dhe tentativë vrasjeje.

Ai është i njohur për autoritetet shqiptare, pasi në shkurt të vitit 2017 ishte arrestuar për përfshirje në nëntë raste vjedhjesh në bashkëpunim në Tiranë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit