Djegia e banesave në Berat, humbin jetën babë e bir, dëshmia e vëllait dhe kunatës së viktimave

Djegia e banesave në Berat, humbin jetën…

Babë e bir kanë humbur jetën ditën e sotme nga zjarri që ra në disa banesa në Berat. Jovan Vangjeli, 61 vjeç, djali i tij Xhovani si dhe një i tretë, dyshohet se kanë ndërruar jetë.

Sipas vëllait të kryefamiljarit që ndërroi jetë, dyshimet e para janë se zjarri mund të ketë nisur nga një rezistencë, ndërkohë që së bashku me ta ka qenë edhe shoku i djalit që ka ndërruar jetë.

Xhovani ka lindur më 6 janar 1960, ndërsa Mateo ka lindur më 15 shtator 1985. Banesën e gjetëm vetëm në flakë. Me të dërguar dimë që kanë vdekur 3 veta, Xhovani, Mateo dhe shoku i Mateos. Ata kishin një rezistencë, ndoshta nga ajo ka nisur flaka”, dëshmon vëllai i kryefamiljarit që ka ndërruar jetë.

Flakët u përhapën me shpejtësi, duke djegur edhe 3 shtëpi të tjera pranë, ndërkohë që është konfirmuar deri më tani që dy prej viktimave janë babë e bir.

Kunata e Xhovanit, njërit prej viktimave ka thënë se në fillim kur kanë marrë veshj për zjarrin nuk e kanë besuar, deri në momentin që e kanë parë shtëpinë në flakë.

Në orën 12 na thanë që ka rënë zjarr te Xhovani. Nuk e besuam në fillim, por morëm zjarrfikësen. Na thanë që është e vërtetë dhe erdhëm këtu, por s’dimë gjë. Tani në mëngjes po del trupi i Xhovanit. Mendojmë se ka 3 viktima. Xhovanin e kam kunat, vëllain e burrit”, tregon ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit