Djegia e mandateve, Shehi pranon dështimin e Bashës

Djegia e mandateve, Shehi pranon dështimin e…

Ish-deputeti dhe kreu i LZHK Dashamir Shehi, u shpreh se vendimi për djegien e mandateve erdhi për shkak të dëshirës për ta zhvlerësuar institucionin e parlamentit si institucion.

Por, pranoi ai, kjo fatkeqësisht nuk ndodhi, duke dëshmuar dështimin e opozitës, së drejtuar nga Lulzim Basha.

Kjo sipas tij, sepse mandatin e morën të tjerët që renditeshin më poshtë në listë, dhe se i kanë shërbguer më shumë kryeminstrit Edi Rama, se sa vetë deputetët e tij.

 ”A ka qenë e mirë apo ka qenë e keqe, kush është e vërteta e kësaj pune, nga anon, kjo është një gjë që do t’i mbetet kohës. Askush nuk e ka skeptrin e së vërtetës absolute, a bë mirë apo keq, le t’ja lëmë të ardhmes ta gjykojë. Unë e gjykoj që në një moment të caktuar e bëmë me një qëllim pragmatist, për ta shtyrë në maksimum protestën tonë, për ta konsideruar të pavlefshëm këtë institucion. Në fakt, përtej anës formale, nga ana politike ishte i pavlefshëm. Ne aty brenda ishim pakicë, po përballeshim me dhunë ligjore, nuk mund të debatonim asnjë ligj, nuk kishte asnjë vlerë. Nga kjo pikëpamje dëshira ka qenë që duke u larguar, ta zhvlerësojmë këtë lloj institucioni për këtë periudhë, por fatkeqësisht nuk ndodhi. Defekti ishte kur përtej nesh erdhën disa të tjerë, të cilët i kanë bërë një shërbim shumë më të madh Ramës se sa i bëjnë të vetët”, tha Shehi në një emision televiziv.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit