Djegia e shezlongëve për rërën në Drymadhes, Policia fsheh motivin: Ka rënë zjarr!

Djegia e shezlongëve për rërën në Drymadhes,…

Policia e Vlorës përmes një komunikate zyrtare ka reaguar në lidhje me djegien e 60 shezlongëve në plazhin e Drymadhes në jug të vendit. Në njoftimin e policisë thuhet se thjesht ka rënë zjarr dhe ndaj është shkaktuar djegia e shezlongëve, duke fshehur në këtë mënyrë djegien e qëllimshme për shkak të konkurrencës dhe ndarjes së hapësirës së plazhit për shfrytëzim.

Njoftimi i policisë: Vlorë

Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi,  ka rënë zjarr dhe janë  djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D.  

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit