Djemtë e Pëllumb Metës kërkuan zbutje të dënimit, por Gjykata e Apelit refuzoi

Djemtë e Pëllumb Metës kërkuan zbutje të…

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për tre fëmijët e Pëllumb Metës. Amarildo dhe Hysen Meta kishin kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, por kërkesa e tyre u rrëzuar nga Gjykata e Apelit.

Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë babain e tyre dhe më pas kanë fshehur trupin e tij. Si pistë kryesore e këtij hetimi mbetet dhuna në familje dhe fejesa me shkuesi e Hygertës.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në Shen Vlash të Durrësit, mbrëmjen e 10 Shkurtit. Fëmijët kishin realizuar të gjithë planin dhe fshehjen e krimit në detaje. Më 23 shkurt krimi makabër u zbulua nga policia pasi djali i madh e deklaroi të zhdukur babain e tij 10 ditë pasi e kishin vrarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit