Një konflikt për motive të dobëta dhe shfrytëzim të hapur në një hotel në Golem ka rrezikuar të përfundojë në një tragjedi të përgjakshme.
JOQ mëson se një 18-vjeçar, i cili punonte si kamarier në ambientet e FLAR Boutique Hotel, është dhunuar barbarisht nga djali i pronarit dhe tre persona të tjerë, vetëm sepse ka kërkuar të marrë paratë e djersës së tij për punën që kishte kryer.
Pas dhunës brutale, i riu ka përfunduar urgjentisht në Spitalin e Kavajës, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Por ngjarja nuk ka përfunduar me kaq. Kur Policia ka zbarkuar në hotel për të zbardhur ngjarjen, ka marrë informacion se xhaxhai i 18-vjeçarit, i revoltuar dhe i armatosur me një armë zjarri kallashnikov, tre karikatore dhe 84 fishekë, ishte nisur me shpejtësi drejt hotelit për të marrë hak. Ndërhyrja në kohë ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 47-vjeçarit në tentativë, duke shmangur një masakër të sigurt.
Ky skandal ka nxjerrë në pah nivelin e bizneseve të fushën e hotelerisë. Klientët dhe pushuesit e zhgënjyer e kanë bombarduar hotelin me vlerësime me 1 yll në Google, duke e katandisur imazhin e tij në pikën më të ulët (me një mesatare prej 3.0 yjesh).
DISA PREJ REVIEW:
“Pronarë kriminelë dhe shumë të dhunshëm. Rrahën një kamarier të mjerë i cili përfundoi në spital. Është e rrezikshme të qëndrosh këtu dhe doja të paralajmëroja këdo që po e mendon.”
“Pronarët janë kriminelë, nuk e paguajnë stafin dhe i rrahin.”
“Pronari i hotelit rrahu kamarierin dhe nuk donte t’i jepte rrogën. Ky hotel drejtohet nga kriminelë.”
“Shërbim shumë i keq. Pushimet më të këqija ndonjëherë. Trajtojnë shumë keq stafin.”