Djemtë punonin me drogë dhe u blinin prona prindërve, prokuroria i sekuestron

Djemtë punonin me drogë dhe u blinin…

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të sekuestrojë katër pasur të një çifti të moshuarish në Tiranë, pasi rezulton se ato e kanë prejardhjen nga veprimtaria e jashtëligjshme e tregtimit të lëndëve narkotike të fëmijëve të tyre në Angli.

Pasuritë janë:

-Apartament, me sipërfaqe 103.20 m2 në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë;

-Apartament me sipërfaqe 100 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë;

-Garazh me sipërfaqe 17.20 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë; dhe

-Garazh, me sipërfaqe 17.40 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë.

Të katërta këto prona rezultonin në emër të prindërve të Selami dhe Vasil Duraku, të dy vëllezër që jetojnë në angli. Sipas prokurorisë, pasuritë në fjalë kanë ardhur falë shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim nga dy vëllezërit. Kjo pasi apartamentet dhe garazhet janë siguruar gjatë periudhës ky dy djemtë e familjes ishin pjesë e aktivitetit kriminal, dhe prindërit e tyre nuk e justifikonin vlerën e ponave me nivelin e të ardhurave të deklaruara.

Pasuritë e mësipërme u konfiskuan dhe kaluan në pronësi të shtetit pasi nga hetimi i kryer, rezultoi se djemtë e tyre, shtetasit V.D. dhe S.D janë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim. Pasuritë e mësipërme janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre. Dy djemtë dyshohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/ai Kodit Penal, kryer jashtë shtetit (Angli)”-thuhet në njoftimin e SPAK.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit