Djemtë rrahin babain, pas dhunës e lidhin me litar

Djemtë rrahin babain, pas dhunës e lidhin…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rahovec të Kosovës. Mësohet se 3 djemtë kanë dhunuar babain e tyre dhe më pas e kanë lidhur me litar. Djemtë janë arrestuar, teksa sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Dobidol të Rahovecit.

Policia:

Datë 11.01.2022 rreth orës 23:00, në fshatin Dobidol, KK. Rahovec patrulla e policisë iu ka përgjigjur informatës për “ Dhunë në familje “ Dyshohet se te dyshuarit e lartcekur ( vëllezër) pas një mosmarrëveshje me prindin e tyre ( viktimen) e kishin sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin lidhur me litar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë ndihmën mjekësore fillimisht në QMF-në Ratkoc e pastaj në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe sipas mjekut ka lëndime te lehta trupore. Të dyshuarit janë shoqëruar ne Stacioni Policor – Rahovec, dhe pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 ( dyzetetetë) orë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit