Një moment emocional është regjistruar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, ku një nënë, pjesë e protestës, i drejtohet një efektivi të ri të policisë me disa fjalë që duket se e vënë atë në mendime.
Në videon e publikuar nga një qytetar, gruaja e pyet efektivin nëse ndihet krenar për veprimet që po kryhen ndaj protestuesve, duke iu referuar arrestimeve, dhunës dhe shtyrjes së qytetarëve.
“Je krenar që arreston, je krenar që i rreh?! Je krenar që më shtyn mua?”, dëgjohet t’i thotë ajo, ndërsa polici qëndron përballë saj.
Por momenti më prekës vjen kur gruaja e pyet nëse ka fëmijë dhe i kujton se një ditë do të bëhet vetë prind.
“Do bëhesh me fëmijë nesër dhe fëmija juaj nuk do pranojë këtë sistem që jemi ne sot”, i thotë ajo, ndërsa në sekondat pasuese efektivi shfaqet dukshëm i prekur nga fjalët e saj.
Qytetari që ka publikuar videon shkruan: “Aq prekëse ishin fjalët e zonjës sa edhe efektivi nisi të prekej në fytyrë”.
Një shkëmbim fjalësh që përcjell edhe një herë tensionin e protestës, por edhe mesazhin e një nëne që kërkon nga uniformat blu të mos harrojnë se përballë tyre janë qytetarë, njerëz dhe familje.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/1XbYb36HDhQ” title=”“Do bëhesh me fëmijë nesër”, fjalët e nënës prekin efektivin e policisë gjatë protestës” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>