'Do bëhet mësim me turne', Qeveria shqiptare vendos për rihapjen e shkollave në shtator

‘Do bëhet mësim me turne’, Qeveria shqiptare…

Qeveria shqiptare ka vendosur që në muajin shtator, shkollat të rihapen.

Edhe pse shifrat e koronavirusit po rriten me infektime dhe viktima, këtë lajm e bëri të ditur ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Ajo tha se nxënësit do ndahen në grupe më të vogla nëpër klasa, dhe mësimi do zhvillohet me turne.

Në një sondazh të kryer mes mësuesve, nxënësve dhe vetë prindërve, 87% donte rikthimin në klasa.

Vetëm 13% e tyre shpreheshin që mësimi të vijonte online.

Sa i takon rrezikut nga koronavirusi, Shahini tha se do të merren masa për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit