“Do bllokojmë hipotekën”/ Banorët e Bërxullës: “Gener 2” nuk e përmbush kontratën

“Do bllokojmë hipotekën”/ Banorët e Bërxullës: “Gener…

Banorët e Bërxullës nuk i ndalin protestat prej muajsh.  Sot ata kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Një nga banorët teksa foli për mediat, tha se ata do të bllokojnë hipotekën nëse qeveria vazhdon të hesht përballë ankesave të tyre. Ai madje tha se ka qenë tek firma që ka përsipër këtë projekt dhe ka parë që “Gener 2” nuk përmbush dok kontratën që i bën propagandë qeveria, pasi 2 pika nuk janë të realizueshme.

“Nesër do të bllokojmë hipotekën. Unë jam i pari. Masakra që po i bëhet popullit, na iku elita. Na i mori bota, të gjitha, doktoraturë dhe shkencëtarë. I bëj thirrje direkt që të shpallet një Kushtetutë të re, reale, jo këtë, komuniste, çifute që nuk njeh të drejtat e pronarëve. Kushtetuta jonë është çifute. Duan të na punojnë në kurrizin tonë. Të bëjnë rrugën, atë të bëjnë. Prej 7 muajsh shteti fle gjumë. Para dy ditësh isha te firma ‘Gener 2’ ku në kontratë, dy pika nuk janë të realizueshme. Ka ardhur me dëshirë thoshte firma. Çfarë janë këto kur nuk përmbushet kantatat”, tha një banor.

Ndërsa një tjetër i ka kërkuar presidentit të Republikës, Bajram Begaj, që të reagojë për këtë situatë dhe të mos flejë gjumë në zyrë. Ndërsa i revoltuar uroi që para litarit shkofshin të gjithë qeveritarët.

Kjo Hipotekë është dikaster shkatërrues, hajdut, maskarenj, të poshtër që vijnë bëjnë projekte e nuk japin çmimin e pronës reale na varfërojnë ne, e kemi vendosur nuk lëvizim prej këtij vendi, kërkojmë të drejtat tona. Hipoteka po na pret bukën e gojës.

I kërkojmë direkt presidentit që të mos rrijë gjumë aty po të ngrihet mbi nivelin e vet, kryeministrit, ministrave të gjithë duhet të kishin ardhur 10 herë të merreshin vesh me këtë popull jo më të bëjnë masakër. Më vjen keq për këtë popull që po vuan. Është gjithë Shqipëria. Këtu shkelen të drejtat e njeriut në çdo sekondë e askush nuk i merr në mbrojtje se e kanë mendjen te hajdutlliku.

I bëj thirrje drejtorit të policisë të vijë të na marrë në mbrojtje policia mos na lejë rrugëve, ndaj është shteti jo të rrijë në zyra atje e t’i kundërvihen popullit. Jep hakun mos e zgjat e hajde bëj rrugën. Ardhtë dita shpejt e shkofshin para litarit të gjithë”, tha banori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit