"Do doja të ishe këtu"/ Plot 12 vite pa të, Beatrix Ramosaj kujton me mall babain e saj të ndjerë

“Do doja të ishe këtu”/ Plot 12…

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj ka zgjedhur fjalët më emocionuese për t’i dedikuar babit të saj, i cili nga jeta u nda plot 12 vjet më parë.

Ramosaj, përmes disa postimeve në llogarinë e saj të Instagram-it e ka kujtuar babanë, Muhametin, për të cilin është shprehur se i mungon shumë.

“12 vjet pa ty babi. Mungesa jote vetëm shtohet çdo ditë… doja të ishe këtu”, janë fjalët e Trixës.

Ndërkohë ajo ka ndarë edhe foto të një viti më parë, në të cilat thuhet: “Sot, më 10 tetor, bëhen 11 vjet që humba babin tim të dashur. Vazhdo të prehesh në paqe”.

Këngëtarja ka dhënë edhe një këshillë për të gjithë ndjekësit e saj, “Na mungon aq shumë, telefono babin tënd dhe thuaj që e do”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit